E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“S’do hyni kurrë në SHBA dhe BE”, Edi Rama flet si përfaqësues i ambasadave
Politikë

“S’do hyni kurrë në SHBA dhe BE”, Edi Rama flet si përfaqësues i ambasadave

Gjatë prezantimit të 61 kandidatëve socialist për zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar para kamerave se ata që do të tentojnë të prishin zgjedhjet lokale të 30 qershorit , nuk do kenë të drejtë të hyjnë në SHBA dhe në vendet e BE-së.

Rama tha se do të faktohet gjithçka me foto, video dhe audio. Gjithashtu  shtoi tha se të gjithë ata që do të ndërhyjnë në kutitë dhe qendrat votimit, do të futen në listën e zezë të SHBA-ve dhe BE-së.

Nuk dihet nëse kryeministri shqiptar ka marrë garanci nën tavolinë, për këtë deklaratë që ka bërë, po duket se kjo nuk është hera e parë që ai flet njësoj si të ishte përfaqësues i ambasadave në Tiranë.

Rama shprehet:

Kush i afrohet një qendër votimi me mendje të keqe djeg veten, jo zgjedhjet! Të infromohen këta të fundit se çfarë parashikon kodi penal, për individin që prek një hallkë të vetme të zinxhirit të procesit zgjedhor. Kodi penal është shumë i ashpër në këtë aspekt.
Jo që nuk ia vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në duart e drejtësisë por që mund të të fusë dhe në listën e zezë të të dënuarve për krime zgjedhore të cilëve do tu hiqet përgjithmonë e drejta e hyrjes në SHBA dhe Bashkimin Europian.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.