E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Se Babushi ka ditëlindjen!
Publik News

Se Babushi ka ditëlindjen!

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar Zef Deda feston sot ditëlindjen. Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, aktori i humorit Julian Deda.

“Se Babushi ka ditëlindjen. E çuditshme, sa shpejt vijnë ditëlindjet e prindërve. Megjithatë, edhe pse kalendari vazhdon punën e tij, ky Bosi këtu ka zgjedhur krejt tjetër rruge. Ka vendosur të jetë aq sa ndjehet, aq sa transmeton, aq sa shohim ne familja dhe ajo që ne shohim tek ai është vetëm dëshirë për të përhapur mirësi, dashuri dhe energjinë më pozitive të mundshme. Kështu qofsh gjithmonë i shtrenjti jonë, ne të duam shumë si shembulli i një Babai të suksesshëm në të gjitha drejtimet. Të du fort.

P.s. E çfarë do më shumë një djalë si unë, përveç se një Baba si ti, që akoma vdes për Mamin tim?”, ka shkruar Juli krahas fotos së babait.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.