E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sedorf përqafon besimin islam
Publik News

Sedorf përqafon besimin islam

Klarens Sedorf ka vendosur të përqafojë besimin islam. Ka qenë vetë holandezi ai i cili me një postim në Instagram, dha lajmin se kishte marrë këtë vendim të rëndësishëm për jetën e tij. Sipas mediave holandeze, ai ka vendosur që të ndryshojë besimin e tij teksa ka jetuar në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

1

Por ai ka zgjedhur që të mbajë emrin e tij të lindjes, duke mos e ndryshuar atë, “Do të vazhdoj të përdor atë që më kanë dhënë prindërit e mi, Klarens Sedorf. Një falënderim special për mesazhet e bukura që më keni dërguar për hyrjen time në familjen myslimane. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që i bashkohem të gjithë vëllezërve dhe motrave në botë, në veçanti Sofias time të adhuruar që më ka mësuar në mënyrë më të thelluar kuptimin e islamit”, shkruante ndër të terja në postimin e tij ish-futbollisti i njohur holandez.

 Ndryshimi ka ndodhur pas martesës së tij me iranianen Sofia Makramati, disa vite pas divorcit me gruan e tij të parë, brazilianen Luviana me të cilën kishte katër fëmijë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.