E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretari i Këshillit Bashkiak letër Veliajt: Mund të jetë i pranishëm, por…
Politikë

Sekretari i Këshillit Bashkiak letër Veliajt: Mund të jetë i pranishëm, por…

Sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli, i ka bërë me dije kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, se nga ana e institucionit nuk ka asnjë vendim që i ndalon pjesëmarrjen në mbledhjen e sotme të Këshillit, ku do të diskutohet propozimi për shkarkimin e tij.

Zeneli i ka sugjeruar Veliajt që, nëse nuk mund të marrë pjesë fizikisht, kundërshtimet dhe pretendimet e tij mund t’i dorëzojë me shkrim. Kryebashkiaku ka reaguar duke theksuar se sekretari nuk mund të vendosë për praninë e tij, pasi roli i tij është thjesht administrativ.

Megjithatë, Komisioni i Çështjeve Ligjore të Këshillit Bashkiak ka vendosur të refuzojë kërkesën e Veliajt për të qenë prezent, edhe pse disa nga këshilltarët e Partisë Socialiste, që propozuan shkarkimin, votuan kundër pranisë së tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.