Sekretari i PD-së liston parregullsitë: Me kartën e 92-shit kanë votuar një kryetar i LSI-së dhe drejtorë të Edi Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e cilësoi si ilegjitim referendumin e zhvilluar nga ish-kryeministri Berisha për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Bardhi u shpreh përmes një konference për media se në referendumin e të dielës nëpër kafene, kanë votuar dhe persona të cilët kanë patur kartën e Partisë Demokratike të 92-shit, por që sot janë me forca të tjera politike.
Sekretari i PD-së mori shembull rastin e një kryetari të LSI-së në FIER, i cili sipas Bardhit ka votuar në referendumin e Berishës. Gjithashtu ai theksoi se në votimet e të dielës kanë marrë pjesë edhe drejtorë të Edi Ramës.
“Besoj unë që në momentin lexova emrat ato janë në dispozicion të mediave. Funksioni i secilit prej tyre është anëtarë i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kur Sekretari i Përgjithshëm merr pjesë në mbledhjen e këshillit Kombëtar nuk është Sekretar i Përgjithshëm, por është anëtar i Këshillit Kombëtar. Ky është funksioni i secilit prej emrave dhe me atë funksion kanë marrë pjesë.
Së pari edhe mediave mos të bëhet zëdhënëse e lajmeve të rreme. Së pari ju nuk e keni konfirmuar nëse ata janë anëtarë të partisë Demokratike, apo nëse janë socialist apo kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim
Per te ashtuquajturin referendum nuk ka asnje te dhene kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar nje kryetar i LSI ne Qarkun e Fierit. Ne 92-shin ka qene anetar, ne kete kohe ka nderrusr disa parti, por ka shkuar te votoje me karten e 92-shit, megjithese eshte kryetar i LSI per Divjaken. Partia ka rregulla te qarta ne statut kush quhet anËtar. Ne dijeni tuaj, kane votuar edhe drejtore te emeruar nga emeruar nga Edi Rama, qe kane hequr demokrate nga puna. Ne 18 dhjetor ka patur vetem 1 aktivitet politik te PD, Kuvendi Kombetar. Te tjerat jane aktivitete private, qe bejne listat e tyre, sipas deshires se tyre.Si e shpjegoni ju që kryetarja e bashkisë në Shkodër nuk e gjen emrin në listë. Ata kanë caktuar ca emra dhe kanë zhvilluar zgjedhjet në kafe.
Nuk e di askush as si kanë votuar as kush ka votuar. Statuti ka rregulla tyë qarta mbi ata që kanë të drejtë vote. Duhet të marrësh pjesë rregullisht në 6 muajt e fundit në mbledhjet e sesioneve, nëse nuk ke shkuar nuk ke të drejtë vote. Nuk të jetë i barabartë një që është bërë copash dhe është aty në çdo mbledhje me një që ka ndërruar 7 parti. Nuk mund t’i japim të njëjtat të drejta një personi që është aktiv në parti me një anëtar që ka qenë me partinë Demokratike në 96-ën dhe 200O-shin dhe që ka ndërruar 7 parti dhe që tani shtë anëtar apo kryetar i LSI-së”, tha bardhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



