E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretari i Përgjithshëm i PD: Partia rrezikohet të bunkerizohet nga ata që non gratën e Berishës duan ta transferojnë tek demokratët
Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i PD: Partia rrezikohet të bunkerizohet nga ata që non gratën e Berishës duan ta transferojnë tek demokratët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka konsideruar histori të dështuara  dhe qesharake blindimin e selisë blu. Me një postim në Twitter, Bardhi shkruan se rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Sipas tij protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Ka vetëm një rrezik për bunkerizimin e PD. Ai nuk vjen as nga adezivët me logon e PD, as nga risistemimi i disa ambjenteve të punës për sekretariatin e PD. Rreziku për bunkerizimin e PD vjen nga kushdo që shpalljen nongrata të Sali Berishës nga SHBA kërkon ta transferojë tek çdo demokrat.

Histeria me brava dhe blinda është një histori e dështuar dhe qesharake. Quhet mjerim kolektiv! Njësoj si qëllimi i të ashtuquajturës protestë kombëtare, ku demokratët ftohen të protestojnë kundër Partisë Demokratike!

Protesta kombëtare kundër lyerjes së godinës së PD, në oborrin e PD, mund të thërrasë vetëm dikush që e ka humbur arsyejen nga një hall i madh. Kjo nuk u shërben demokratëve, por i shërben vetëm Edi Ramës, dhe është vijim i talljes disa mujore me demokratët dhe sakrificën e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.