Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar në konferencën për media se Partia Demokratike nuk i ka kërkuar Policisë mbrojtje për sot, për protestën e thirrur nga Sali Berisha që nis në selinë blu e vijon në Kryeministri.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar në konferencën për media se Partia Demokratike nuk i ka kërkuar Policisë mbrojtje për sot, për protestën e thirrur nga Sali Berisha që nis në selinë blu e vijon në Kryeministri.
Sipas Bardhit, deklaratat e Berishës se në PD kanë qenë të pranishme forca të policisë apo të ushtrisë, janë “nxitëse dhune mes demokratëve”.
Deklarata e Gazment Bardhit:
Policinë besoj jeni dëshmitar të asaj që u tha se kemi mbushur selinë me gardistë e forca të ndërhyrjes speciale, forca operaxionale, marinsa, ju s’keni parë as polici as FNSH asnjë institucion shtetëror që të ruajë rendin. Për sot jo s’kemi njoftuar policinë.
PD ka qenë e mbetet gjithmonë e hapur për demokratët, nuk ka kjo seli asnjë rrezik nga asnjë demokrat, unë e kam bindje këtë cilido përpiqet me gënjshtra e mashtrime të vendosë demokratët përballë njëri tjetrit po bën gabim shumë të madh.
Ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar përballë armikut të vetëm që është Edi Rama.
Ai që me gënjeshtrat e veta i thotë demokratëve se disa demokratë të tjerë ka ardhur ushtria e ka hyrë në selinë e PD thjesht i nxit ata për akte dhune ndaj godinës së lirisë, a mund të ketë demokratë që mund të konfliktohet me një demokrat tjetër thjesht meqë mendon ndryshe? Kurrësesi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



