E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SEKUESTROHEN 200 KG DROGË NË SHKODËR
Lajme

SEKUESTROHEN 200 KG DROGË NË SHKODËR

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike në Shkodër.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u zhvillua operacioni i koduar “Liqeni“, ku si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: M. K. 33 vjeç në banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. B, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 204 kg Marijuanë, 2 mjete një tip Land Rover dhe një mjet tip Mercedes Benz , 4 telefona celularë, si dhe mjete që i përdornin për paketim e lëndës narkotike. Operacioni vijon për kapjen e shtetasit D.B. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pasi dyshohet për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve“ kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së narkotikëve kryer në bashkëpunim”.

58745227_329589481090356_2845091301576146944_n.jpg59423364_455964894948602_2139816744829583360_n.jpg59305997_546858445841007_1456388062492753920_n.jpg

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.