Sekuestrohen dy makina luksoze të vjedhura, procedohen dy persona
Strukturat e specializuara për hetimin e trafikut të paligjshëm kanë zbuluar dy raste të reja të përfshirjes në tregtimin e automjeteve të vjedhura, në kuadër të operacionit të koduar Stolen Line.
Gjatë veprimeve hetimore është bërë e mundur sekuestrimi i një automjeti luksoz Audi SQ8, me vlerë rreth 70 mijë euro, i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit H. P., 29 vjeç, i dyshuar se e kishte futur mjetin në Shqipëri me qëllim shitjen e paligjshme.
Në një tjetër rast, autoritetet sekuestruan një BMW me vlerë rreth 50 mijë euro, e cila rezultoi e vjedhur në Zvicër. Në lidhje me këtë episod është proceduar penalisht shtetasi K. B., 50 vjeç, i dyshuar për përfshirje në futjen dhe tregtimin e paligjshëm të automjetit.
Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen e mëtejshme ligjore.
Operacioni “Stolen Line” vijon në terren, me synimin për të identifikuar dhe goditur raste të tjera të trafikut të automjeteve të vjedhura, një fenomen që mbetet shqetësues për sigurinë dhe ekonominë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



