Sekuestrohet laboratori që falsifikonte para, armë dhe drogë
SPAK ka firmosur 31 urdhërarreste nga të cilat 26 janë ekzekutuar, 5 janë në kërkim.
Drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku doli në një konferencë për të dhënë detaje lidhur me operacionin kundër trafikut të emigrantëve.
SPAK ka firmosur 31 urdhërarreste nga të cilat 26 janë ekzekutuar, 5 janë në kërkim.
Policia ka zbuluar dhe një laborator ku falisifikoheshin pasaporta të shteteve të BE-së. Gjithashtu janë sekuestruar mijëra euro dhe 10 pasaporta italiane, 120 kontrata noteriale shitblerje pronash të patundshme.
Në konferencë Rrumbullaku ka treguar dhe skemën që përdorte grupi kriminal. Ai tha se kalimi në kufi bëhej me dokumentet e tyre personale të rregullta, por dokumentet e falsifikuara u niseshin me postë në hotelin ku qëndronin.
Rrumbullaku ka treguar gjithashtu se gjatë operacionit u sekuestruan një sasi parash, drogë, laborator për falsifikimin e dokumenteve dhe automjete.
“Janë sekuestruar 7 automjete, 1 laborator për falsifikimin e parave, 10 pasaporta italiane, një armë zjarri, 10 laptopë, 15 kompjutera që shërbenin për transaksione, lëndë narkotike, 47 aparate celularë dhe varëse floriri. Subjektet kryenin aktivitet të jashtëligjshme, ku merrnin para për të falsifikuar dokumente. Shtetasit shqiptarë largoheshin për në BE me dokumentet e tyre, por dokumentet e falsifikuara u dërgoheshin me postë në hotelet ku rrinin apo rezidencat ku vendoseshin”, tha Rrumbullaku.
SPAK nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për operacionin, por burimet thonë se janë ushtruar kontrolle në 50 ambiente.
Operacioni për arrestimin e të dyshuarve për trafik emigrantësh ka sjellë në vendin tonë edhe hetues nga Spanja, Italia, Kosova, SHBA.
Grupi kriminal akuzohet për trafik emigrantësh, duke u mundësuar atyre kalimin me pasaporta false në rrugë tokësore apo ajrore.
Në operacion, morën pjesë Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Departamenti i Policisë Kriminale, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat dhe patrullat e përgjithshme të DVP Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Eraldo Nevruzi. Rrumbullaku deklaroi se po kryhen procedurat për ekstradimin e shpejtë nga Greqia të Gerald Shehut, autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit, i cili punonte si recepsionist në hotelin ku Shehu ishte bashkëpronar.
Gjatë një konference për mediat, Rrumbullaku u shpreh se policia ka dokumentuar me fakte dhe prova vrasjen. Ai e cilësoi ngjarjen në Dhërmi një krim të rëndë.
“Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit për dokumentimin e gnjarjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me parnerët. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova. Po shkojmë drejt finalizimit”, tha Rrumbullaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



