E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohet pallati 9 katësh me vlerë 1.5 milion euro në Durrës, në pronësi të ish-kryetarit të Komunës Rrashbull
Publik News

Sekuestrohet pallati 9 katësh me vlerë 1.5 milion euro në Durrës, në pronësi të ish-kryetarit të Komunës Rrashbull

 

Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka sekuestruar një pallat me vlerë 1.5 milionë euro në Durrës, që i përket ish-kryetarit të komunës Rrashbull Hysen Gashi.

Hysen Gashi është dënuar më parë për “Shpërdorim detyre”, ndërsa administrator i pallatit në ndërtim është J.A, banues në Durrës.

Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në  objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë,

Njoftimi i Policisë:

Vendoset sekuestro preventive për një pallat 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro.

Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit H. G., ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia,  veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt.

Me urdhër të prokurorit të Prokuroisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në  objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndërtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.