E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohet sasi rekord mishi në Elbasan, dyshohet si i kontaminuar
Lajme

Sekuestrohet sasi rekord mishi në Elbasan, dyshohet si i kontaminuar

Një 42 vjeçar është paditur në prokurorinë e Elbasanit pasi akuzohet për veprën penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në bashkëpunim me A.K.U, në lagjen “5 Maji”, në subjektin fizik të këtij shtetasi i cili tregton e përpunon produkte mishi, ka rezultuar se ky subjekt tregtonte e përpunonte produkte mishi i pa pajisur me licencë nga Q.K.L, si dhe pa etiketë produkti.

Në këtë subjekt u bllokuan nga specialistët e A.K.U-së, 978 kg mish derri, 3840 kg kofshë pule, 3920 kg fileto pule, 37 kg mish viçi, 111 kg qofte dhe 645 kg gjiro gici , produkt i gatshëm, për analiza të mëtejshme pasi dyshohen si të kontaminuara.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.