Sekuestrohet telefon në Peqin në qelinë e të dënuarit me burg përjetë
Një operacion i befasishëm kontrolli është zhvilluar në ambientet e burgut të Peqinit, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve penitenciare.
Sipas burimeve zyrtare, aksioni është ndërmarrë nga Policia e Burgjeve pas sigurimit të informacioneve operative që ngrinin dyshime për praninë e objekteve të paligjshme në godinën B, sektori nr. 2, konkretisht në një nga dhomat e katit të parë.
Gjatë kontrollit, është konstatuar se një i dënuar me inicialet Indrit Shaqja posedonte në mënyrë të kundërligjshme një telefon celular funksional. Pajisja është gjetur e ndezur dhe në proces karikimi në momentin e ndërhyrjes. Në të njëjtin ambient, autoritetet kanë sekuestruar edhe një pajisje USB, e cila dyshohet se përdorej për qëllime të paautorizuara.
Pas evidentimit të rastit, administrata e burgut ka njoftuar menjëherë Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, i cili ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm për futjen e sendeve të ndaluara brenda institucionit.
Burime nga sistemi penitenciar bëjnë të ditur se kontrollet e papritura janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit, si pjesë e një strategjie për forcimin e sigurisë dhe për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në burgje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



