E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden telefonë
Lajme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden telefonë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion kontrolli në institucionin e vuajtjes së dënimit në Shkodër, ku gjatë verifikimeve janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë inspektimit në godinën nr. 2 janë zbuluar tre telefona celularë të fshehur në ambiente të ndryshme të brendshme të institucionit. Një prej pajisjeve, i markës Xiaomi, është gjetur në zonën e dusheve.

Ndërkohë, në hapësirën e lavanderisë janë konstatuar edhe dy aparate të tjera celularë, përkatësisht një Nokia dhe një iPhone, të cilët shoqëroheshin edhe me dy karikues.

Autoritetet bëjnë me dije se për çdo rast janë përgatitur dokumentacionet përkatëse, përfshirë raportet e incidentit dhe procesverbalet e sekuestrimit. Gjithashtu, është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes së Sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, e cila pritet të vijojë me procedurat e mëtejshme sipas legjislacionit në fuqi.

Kontrollet në institucionet penitenciare vijojnë të mbeten një nga masat kryesore për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.