E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seldi përplaset  me Robertin: Po e do kaq shumë Shqipërinë jeto këtu,jo në Belgjikë
Publik News

Seldi përplaset me Robertin: Po e do kaq shumë Shqipërinë jeto këtu,jo në Belgjikë

Si shpesh herë, edhe mbrëmjen e sotme Robert Aliaj kishte kritika për kërcimin e Rashelit dhe Seldi Qalliut.

Këtë herë Roberti u ankuar për zgjedhjen e këngës së Beyonce duke e arsyetuar se nuk është realiteti shqiptar dhe se nuk jeton në Amerikë.

Rasheli u tregua më e rezervuar dhe iu përgjigj thjesht:

“Roberti është katër dekada më i madh se unë dhe zgjedh ta respektoj”. Por Seldi nuk ia përtoi

“Jeto në Shqipëri, mos jeto në Belgjikë, meqë e do kaq shumë Shqipërinë” – u shpreh Seldi, duke rrëmbyer duartrokitet e publikut.

“Futi një tallava ti!” –ia ktheu Robert Aliaj.

“Ske faj tani nuk do të bëjmë më tallava, se kjo që bën ti është tallava, muhabete koti” – iu përgjigj Seldi Qalliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.