E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Selena Gomez bie nga froni, cila është femra më e ndjekur në Instagram
Showbiz

Selena Gomez bie nga froni, cila është femra më e ndjekur në Instagram

Selena Gomez ra nga froni si femra më e ndjekur në Instagram, pasi një tjetër këngëtare i ka zënë vendin. Ariana Grande është momentalisht femra më e ndjekur në Instagram. Kjo e fundit ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Gomez 146.257.849, pra mbi 300  ndjekës më pak.

Kjo është “goditja” e dytë që Gomez merr nga ndjekësit, pasi deri në fund të tetorit të kaluar ishte më e ndjekura në rrjetin social , por Cristiano Ronaldo i mori fronin. Futbollisti portugez është ende një nga personat më të ndjekur në Instagram, me 155 milionë ndjekës.

Profili i Arianas është rritur me 13 milionë ndjekës që nga muaji tetor dhe kjo lidhet me suksesin e albumit “Thank U, Next”. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh detaje nga jeta e saj private.

Nga ana tjetër Selena u shkëput nga rrjeti social në fund të muajit shtator, pasi u përqëndrua në shëndetin e saj mendor. Ajo vendosi që të postonte më pak, duke u shprehur sesi kishte ndikuar në depresionin e saj rrjeti social.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.