Selvije Jao rikthen pamjet krah Shpat Kasapit dhe djalit të tyre
“Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës”
Selvije Jao ka publikuar sërish në rrjetet sociale një fotografi të vjetër me Shpat Kasapin, të cilën e kishte fshirë më herët gjatë periudhës kur marrëdhënia e çiftit ishte në krizë. Bëhet fjalë për një imazh të datës 20 janar 2024, ku të dy shfaqen së bashku me djalin e tyre, Roelin, gjatë festës së 2-vjetorit të lindjes.
Krahas rikthimit të fotos, grimierja ka ndryshuar edhe mbishkrimin, duke i dedikuar një mesazh të ndjerë të birit:
“P.s. 05.12.2025 – Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë, inshallah.”
Marrëdhënia e çiftit kishte kaluar në faza të tensionuara, ndërsa vetëm pak javë para ndarjes nga jeta të këngëtarit, Selvije Jao kishte folur hapur për një ndarje mes tyre, duke lënë të kuptohej se martesa kishte marrë fund. Në komunikimet me ndjekësit në Instagram, ajo shprehej se kishte ëndërruar që Roeli të rritej me të dy prindërit, “por kjo është jeta”, siç u shpreh ajo.
E pyetur për sfidat e të qenit nënë single, Jao tregoi se vendimi ka qenë i vështirë, por prioritet i saj mbetet mirëqenia e djalit:
“Për Roelin do të luftoj që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia. Do bëj çmos që ai të rritet me të gjitha normat që i duhen një mashkulli.”
Por dhimbja më e madhe erdhi papritur. Ditën kur Shpat Kasapi ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, Selvije Jao zbuloi se këngëtari kishte vdekur në krahët e saj gjatë një udhëtimi në Itali. Sipas saj, të dy ishin në një moment të mirë të marrëdhënies, pasi sapo kishin përfunduar dokumentet për të qëndruar në Itali, me qëllimin për të çuar Roelin tek specialistët më të mirë të logopedisë në vend.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



