Serbët quajnë skandal, bluzen e Ylber Ramadanit
Teksa të gjitha mediat kanë shkruar për suksesin e Shqipërisë për kualifikimin në Euro 2024, mediat serbe quajnë skandal bluzën e Ylber Ramadanit.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, dje pas kualifikimit veshi bluzën me portretin e Ademi Jasharit.
Media serbe, Kurir, e ka quajtur këtë një skandal, pasi sipas tyre Adem Jashari është një terrorist.
Të gjithë i ka habitur kjo në Serbi, por mesa duket serbët nuk e dinë që të gjithë tifozët shqiptarë, njëzëri, këndojnë këngën e Adem Jasharit, para ndeshjes, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes.
Kujtojmë se Shqipëria u kualifikua për në Euro 2024 pas barazimit që mori në Moldavi. Kuqezinjtë kanë dhe një ndeshje, me Ishujt Faroe në “Air Albania”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



