Sfida Shqipëri-Jordani, këto janë rrugët që do bllokohen sot
Në kuadër të sigurimit të mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, që do të zhvillohet sot në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Sipas njoftimit të Policisë, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore përreth stadiumit. Më konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të bllokohen këto rrugë:
Rruga “Dervish Hima”
Rruga “Gjergj Filipi”
Segmenti pranë Hotel “Marriott”, lidhur me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë edhe kahun nga Hotel “Sheraton”
Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe i bën apel që të shmangin lëvizjen me automjete në këto zona. Po ashtu, tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, duhet të respektojnë udhëzimet e punonjësve të policisë për të siguruar një zhvillim të qetë dhe të sigurt të aktivitetit.
Njoftimi:
Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.
Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
• Rrugën “Dervish Hima”;
• Rrugën “Gjergj Filipi”;
• Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
•rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.
Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



