E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sfidanti i  Berishës për kreun e PD, Ibsen Elezi akuza Rithemelimit: Grupi i mbushur me manipulatorë të Bashës! U shkel statuti gjatë zgjedhjes së krerëve të degëve
Lajme

Sfidanti i Berishës për kreun e PD, Ibsen Elezi akuza Rithemelimit: Grupi i mbushur me manipulatorë të Bashës! U shkel statuti gjatë zgjedhjes së krerëve të degëve

Sfidanti i Berishës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka mbajtur këtë të enjte një konferencë për media, nga ku i bëri thirrje demokratëve që ta vlerësojnë situatën dhe të shmangin atë që ai e quajti rruga e “theqafjes” (thyerjes së qafës). Sipas Elezit grupimi i Berishës është i mbushur me manipulatorë të Bashës dhe ndaj ai ftoi demokratët që të zgjedhin një alternativë të re, që do ta rikthejë PD-në te vlerat konservatore.

1

Në fjalën e tij ish-kreu i PD-së në Kukës atakoi gjithashtu dhe zgjedhjet për krerët e degëve të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit, të cilat i cilësoi si të njëanshme dhe që kanë thyer nenet e statutit të partisë.

“Në Kuvendet e degëve janë kryer thjesht votime për të zgjedhur një strukturë drejtuese të njëanshme në çdo degë. E dini që në shumë degë nuk u respektuan dy nga nenet bazë të statutit, kuorumi, ku duhet të garantohet mbi 50% e pjesëmarrjes së anëtarësisë dhe kushti i shumicës 50% plus një që ti të shpallesh kryetar dege. Unë nuk dua të kontestoj asnjë kryetar të degëve, por ky ishte një kusht statuor i cili duhet të respektohej. Ku shkohet me këtë organizim skandaloz.

Demokratë, demokracinë në shtëpinë tonë nuk duhet ta presim nga qielli, as nga ambasada, zoti na ka dhënë frymën dhe mendjen, na ka treguar rregullat dhe boshtin moral të tjerat janë detyrë e jonë.

Do t’ju kërkoja ta vlerësoni situatën sepse jeni në rrugën e theqafjes. “Theqafja” jonë nuk u prish punë as G-99-çave as Alibeajve. G-29 e Sali Berishës është e mbushur me manipulatorë të Bashës”, tha Elezi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.