E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shalqini dhe pjepri, mr  kimikate të rrezikshme për konsumatorin!
Lajme

Shalqini dhe pjepri, mr kimikate të rrezikshme për konsumatorin!

Shalqini dhe pjepri janë prodhuar me vlera mbi normat e lejuara të nitriteve dhe nitrateve të përdorura.

Kreu i qendrës së mbrojtjes së konsumatorit, Hasan Stafa është shprehur për “Ora News”  se këto produkte janë të rrezikshme për konsumatorin.

“Sipas analizave që kemi ne së shpejhti do të deklarohen 6-7-8  herë mbi normat e lejuara të nitrateve dhe nitriteve që janë përdorur për të rritur tregun e prodhimit. Dhe këto produkte janë produkte të rrezikshme për konsumatorin”.

Sipas Stafës, shqetësime  ka pasur edhe në produktet e brumit, të cilat kanë sjellë edhe probleme me intoksikimin e qytetarëve, që më pas i janë drejtuar qendrave shëndetësore.

 “Siç janë sufllaqet,  hamburgerat etj , kanë pasur raste kur konsumatorët kanë pasur probleme sepse produktet nuk janë të sigurta siç janë sallamet, djathërat nuk tregtohen siç duhen por nën rrezet e diellit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.