E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shantazhi ndaj gjyqtarit, Fuga :Qeveria e ka fokusuar vëmendjen te njerëzit!
Lajme

Shantazhi ndaj gjyqtarit, Fuga :Qeveria e ka fokusuar vëmendjen te njerëzit!

Reagon drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga, pas publikimit të djeshëm të audiopërgjimit ku Denar Biba shantazhonte gjykatësin e Strasburgut Ledi Biankun.

“Përgojojnë njerëz e flasin për shifra, kot t’u përgjigjesh! Qeveria e ka fokusuar vëmendjen te njerëzit. Qeveria ështe  vendosur të çojë përpara reformat!”, thotë mes të tjerash Fuga.

Dje, “Exit.al” publikoi audiopërgjimin që tregonte se si Biba shantazhonte Bianku, teksa biseda e zbardhur është kjo:

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun? I thashë… Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër]. [Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte… Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja. Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon:

“Ma paguan ata biletën…” Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Gjykatësi Bianku, i kontaktuar nga Exit.al ka pranuar se është shantazhuar dhe ka vënë në dijeni kreun e Gjykatës së Strasburgut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.