SHBA/ Ankesa për efektet anësore të vaksinës kundër COVID-19
Në SHBA është folur se fundmi mbi efektet anësore të vaksinës kundër COVID-19. Sipas një deklaratë nga rajonal Bartlett në qytetin Juneau në Alaskë, u theksua se vaksina kundër COVID-19, ka shkaktuar reagim ekstrem alegjik tek 2 punonjës të shëndetësisë.
Pas kësaj deklaratë ka reaguar edhe Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) e cila njoftoi se po hetojnë reagimet alergjike të shfaqura lidhur me vaksinën kundër koronavirusit të zhvilluar nga kompania gjermane bioteknologjike BioNTech dhe kompania farmaceutike amerikane Pfizer.
Më tej sipas drejtuesve të spitalit, kanë ardhur ankesa edhe nga disa shtete të tjera rreth efekteve alegjike të vaksinës dhe se po bëjnë ekzaminimin e tyre.
Pasi njoftoi se po punojnë në mënyrë të koordinuar me Qendrën Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe kolegët e tyre në Britani të Madhe, Marks tha se po punojne që të përcaktojnë se cili përbërës në vaksinë shkakton alegjinë.
Në një deklaratë të enjten nga spitali rajonal Bartlett në qytetin Juneau në shtetin e Alaskës në SHBA ishte theksuar se vaksina kundër COVID-19 ka shkaktuar reagim ekstrem alegjik brenda 10 minutave pas aplikimit tek 2 punonjës të shëndetësisë.
Po ashtu edhe në Britani ku vaksina është miratuar për përdorim të gjerë javën e kaluar u shënuan 2 raste të ngjashme ku Agjencia për kontroll të ilaçeve dhe prodhimeve shëndetësore (MHRA) në Britani bëri të ditur se vaksina nuk duhet të aplikohet tek personat që tregojnë reagim ekstrem alergjik ndaj ilaçeve dhe ushqimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



