SHBA dërgon mijëra trupa në Lindjen e Mesme, dyfishon flotën ajrore në rajon
SHBA po dërgon disa mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të rritur sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme, njoftoi Pentagon të hënën. Ky vendim vjen pasi Izraeli tashmë ka nisur sulme të kufizuara përtej kufirit me Libanin.
Ky zhvillim vjen pas sulmeve të fundit në Liban dhe vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, që solli një përshkallëzim të madh në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Personeli shtesë përfshin skuadrilje avionësh F-15E, F-16, F-22 dhe avionë sulmues A-10, si dhe personel për mbështetjen e tyre. Avionët ishin planifikuar të zëvendësonin skuadriljet ekzistuese, por në vend të kësaj, të dyja skuadriljet do të qëndrojnë, duke dyfishuar fuqinë ajrore.
Të dielën, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi se po zgjat përkohësisht praninë e grupit të aeroplanmbajtëses USS Abraham Lincoln dhe flotës së saj ajrore në rajon. Një zyrtar amerikan tha se kjo shtyrje do të zgjasë rreth një muaj. Një aeroplanmbajtëse e dytë, USS Harry S. Truman, u nis nga Virginia javën e kaluar dhe është rrugës për në Europë, përdyfishuar praninë e aeroplanmbajtëseve në rajon.
Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Joe Biden tha të hënën se është i vetëdijshëm për raportet se Izraeli po planifikon një onfensive të kufizuar tokësore në Liban pas gati një viti luftimesh me Hezbollahun dhe kërkoi një armëpushim të menjëhershëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



