E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA do të mbledhë 40 vende për të diskutuar ndihmën për Ukrainën
Bota

SHBA do të mbledhë 40 vende për të diskutuar ndihmën për Ukrainën

Shtete e Bashkuara të Amerikës do të mbledhin ditën e sotme përfaqësuesit e më shumë se 40 vendeve për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Bëhet e ditur se takimi i tyre pritet të përqendrohet tek armatosja e Kievit në përpjekje për t’u mbrojtur nga një sulm vendimtar rus në lindje të Ukrainës, thanë zyrtarët amerikanë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të drejtojë takimin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, pas një udhëtimi në Kiev, ku ai premtoi shtimin e mbështetjes amerikane lidhur me përpjekjet e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për luftën në vendin e tij.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Gjenerali Mark Milley, tha se qëllimi kryesor i bisedimeve ishte sinkronizimi dhe koordinimi i shtimit të asistencës së sigurisë për Kievin që përfshin armatim të rëndë, si dhe dronë luftarakë dhe municione.

“Javët e ardhshme do të jenë shumë kritike. Ata kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme në mënyrë që të jenë të suksesshëm në fushën e betejës. Dhe ky është me të vërtetë qëllimi i kësaj konference”, tha Milley.

Jo më larg se dje, një zyrtar rus paralajmëroi se se për Rusinë do ishte e papranueshme furnizimi i Ukrainës me armë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.