E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA-ja, Britania dhe Franca sulmojnë Sirinë (VIDEO)
Lajme

SHBA-ja, Britania dhe Franca sulmojnë Sirinë (VIDEO)

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë filluar sulmet ushtarake kundër qeverisë siriane të presidentit Bashar al-Asad, kjo pas përdormit të armëve kimike kundër civilëve.

Lajmin e dha vetë presidenti i SHBA-ve Donald Trump, gjatë një deklarate për mediat. Ky është sulmi i të dytë që Trump përdor forcën ushtarake ndaj Sirisë.

Trump deklaroi se sulmet në Siri, kanë si synim t’i japin fund përdorimit të armëve kimike nga qeveria e Sirisë.

“Sulmi i keq dhe i neveritshëm la nëna dhe baballarë, foshnja dhe fëmijë, duke u tronditur në dhimbje dhe duke kërkuar për ajër. Këto nuk janë veprimet e një njeriu; ata janë krime të një përbindëshi në vend”, tha Trump.

 

Lidhur me sulmet ka folur edhe kryeministrja britanike Theresa May, e cila deklaroi se veprimi i aleatëve nuk synon “përfshirjen në një luftë civile”.

“Nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Është një goditje e kufizuar dhe me objektiva të qartë, që nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajpn dhe bën gjithshka mundet për të parandaluar viktimat mes banorëve civilë”, tha May.

Kujtojmë se javën e kaluar u vranë të paktën 75 vetë dhe qindra të tjerë mbetën të sëmurë, pas një sulmi të supozuar me armë kimike në qytetin e Dumës, në Siri. SHBA dhe aleatët besojnë se sulmi është kryer nga vetë nga qeveria e Sirisë. Mirëpo Bashar al-Asad e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas “Reuters”, shpërthimet janë dëgjuar në Damask, kryeqytetin e Sirisë, në momentet kur Trump po mbante fjalimin përpara mediave.

Pentagoni ka lajmëruar se tri objektivat e goditur, janë një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qëndër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.