E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA-ja do të vendosë tarifë ndaj mallrave evropiane
Bota

SHBA-ja do të vendosë tarifë ndaj mallrave evropiane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të vendosë tarifë ndaj mallrave të Bashkimit Evropian që kapin vlerën e 11 miliardë dollarëve.

Zyrtarët e SHBA-së, të hënën, e bën publike listën paraprake të mallrave që do t’i nënshtrohen tarifës. Aty përfshihen, që nga pjesët e aeroplanëve deri të djathi, verërat dhe ullinjtë.

 

Kjo listë do të jetë subjekt i komenteve publike në pritje të vendimit të arbitrazhit të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Shtetet e Bashkuara që nga viti 2004 pretendojnë se Bashkimi Evropian po subvencionon kompaninë për prodhimin e aeroplanëve Airbus duke shkaktuar kështu efekte negative në prodhuesin amerikan të aeroplanëve Boing.

Organizata Botërore e Tregëtisë vendosi majin e kaluar se BE-ja në fakt kishte dhënë disa subvencione të paligjshme për Airbus, duke dëmtuar prodhuesin amerikan Boing.

Në anën tjetër BE-ja pretendon se edhe Boeing-u ka përfituar nga mbështetja e ngjashme e qeverisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara presin që arbitrazhi i Organizatës Botërore të Tregtisë gjatë muajve të ardhshëm, të vendosë përfundimisht për këtë çështje./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.