E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA, Kennedy përjashton të gjithë komitetin e vajsonave
Bota

SHBA, Kennedy përjashton të gjithë komitetin e vajsonave

Një vendim i befasishëm nga ministri amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka shkaktuar reagime të ashpra në SHBA, pasi ai shkarkoi të 17 anëtarët e Komitetit Këshillues për Praktikat e Imunizimit (ACIP), një strukturë kyçe pranë Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kennedy, i njohur për qëndrimet e tij kundër vaksinimit, i akuzoi anëtarët e komitetit për “konflikt interesi” dhe deklaroi se largimi i tyre ishte i domosdoshëm për të “rikthyer besimin e publikut” në sistemin shëndetësor. Ai pretendon se shumë prej tyre kanë lidhje financiare me kompani farmaceutike dhe nuk janë më të besueshëm për të udhëhequr politika të shëndetit publik.

“Publiku ka të drejtë të udhëhiqet nga shkenca e paanshme dhe e lirë nga ndikimet e jashtme,” thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-së.

Lajmi u bë i ditur përmes një artikulli të Wall Street Journal dhe u pasua me një valë kritikash nga qarqet shkencore dhe politike. Ekspertët kanë paralajmëruar për ndërhyrje politike në vendimmarrjen shkencore, ndërsa lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, e akuzoi Kennedy-n dhe administratën Trump për “shkatërrim të programeve që mbrojnë shëndetin e amerikanëve”.

Edhe senatorë republikanë kanë shprehur shqetësim. Mjeku dhe senatori Bill Cassidy paralajmëroi se komiteti mund të zëvendësohet me njerëz pa ekspertizë, duke shtuar se do të mbajë komunikim të vazhdueshëm me Kennedy për të shmangur një zhvillim të tillë.

Të gjithë anëtarët e shkarkuar të ACIP ishin emëruar gjatë presidencës së Joe Biden. Ministria ka njoftuar se aktualisht po shqyrtohen kandidatë të rinj për të formuar komitetin e ri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.