E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHBA shtrëngon rregullat për aplikimet për “Green Card”
Bota

SHBA shtrëngon rregullat për aplikimet për “Green Card”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e aplikimit për Green Card, duke vendosur që të huajt që kërkojnë ndryshim të statusit të emigracionit nuk mund ta përfundojnë procesin brenda territorit amerikan.

Sipas një memorandumi të ri të publikuar nga Shërbimi i Shtetësisë dhe Emigracionit i SHBA-së, aplikantët që ndodhen përkohësisht në SHBA do të duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës për të vijuar procedurat përmes përfaqësive diplomatike amerikane.

Edhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së konfirmoi se politika e re synon të shmangë përdorimin e boshllëqeve ligjore në sistemin e emigracionit. Sipas deklaratës zyrtare, çdo i huaj që dëshiron të pajiset me Green Card duhet të ndjekë procesin nga jashtë vendit.

Autoritetet argumentojnë se ky ndryshim do t’i mundësojë agjencive përkatëse të fokusohen më mirë në trajtimin e dosjeve të tjera dhe të rrisin efikasitetin e sistemit. Megjithatë, vendimi ka ngjallur reagime kritike nga organizatat humanitare.

Organizata HIAS paralajmëroi se masa e re mund të ketë pasoja serioze për kategori të ndjeshme, si viktimat e trafikimit, fëmijët e abuzuar apo të neglizhuar, të cilët mund të detyrohen të rikthehen në vende të pasigurta për të përfunduar aplikimet e tyre për qëndrim të përhershëm.

Ky vendim konsiderohet si pjesë e një sërë masash të ndërmarra nga administrata e Donald Trump për të forcuar kontrollin mbi emigracionin. Gjatë periudhës së fundit, janë vendosur kufizime shtesë për vizat studentore, programet e shkëmbimeve dhe hyrjen e përfaqësuesve të medias.

Në fillim të vitit, Departamenti i Shtetit i SHBA-së bëri të ditur se mbi 100 mijë viza janë revokuar që nga rikthimi i Trump në detyrë, duke reflektuar një qasje më të ashpër ndaj politikave migratore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.