Arrestimi i saj vjen pas protestave masive dhe të dhunshme, si rrjedhojë e vdekjes së George Floyd në Minneapolis, Minesota. Protestuesit janë përleshur me policinë në qytete të mëdha si Los Angeles, Chicago dhe Philadelphia.
Në Nju Jork protestat vazhdojnë, ndërkohë që dje oficerët u panë të ulur në gjunjë, si shenjë për të kërkuar falje ndaj asaj që ndodhi me Floyd.
Por kur dielli perëndoi, protestat e dhunshme filluan sërish, me makina të djegura dhe stacione policie në flakë.
Kryebashkiaku de Blasio ka qenë shumë i zëshëm këtë fundjavë në lidhje me protestat.





