E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHÇBA arreston policin trafikant dhe bashkëpunëtorin e tij
Lajme

SHÇBA arreston policin trafikant dhe bashkëpunëtorin e tij

TIRANË – Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një efektiv policie, pasi rezulton i përfshirë në trafikun e emigrantëve.

Në bashkëpunim me një person tjetër ai është kapur në flagrancë duke transportuar 9 shtetas të huaj sirianë, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.

“Më datë 10.12.2021, Drejtoria Rajonale e SHÇBA Fier arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë me detyrë në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, Inspektor Y. L. dhe shtetasin I. Ç., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm, në bashkëpunim”, njofton policia.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 298/2 e 25 të Kodit Penal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.