Në emisionin “Real Story”, Tomini u shpreh se transmetimi i virusit është në të njëjtat nivele kurse agresiviteti është më i lartë.
“Gjendja e të shtruarve është e rëndë, ata që janë në intubim janë të gjithë në gjendje të rëndë. E theksoj që transmetimi është në të njëjtat nivele. Agresivitieti është më i madh. Virusi i përshtatet ambientit, gjen terren për tu fuqizuar. Sa më shumë persona të jenë të infektuar në një ambient të caktuar aq më e lartë është virulenca”, tha Eugena Tomini, shefja e Epidemiologjisë në ISHP.



