E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefja e Infektivit: Gripi i derrit nuk përbën rrezik nga pikëpamja shëndetësore
Lajme

Shefja e Infektivit: Gripi i derrit nuk përbën rrezik nga pikëpamja shëndetësore

Gripi i derrave, që ka prekur mijëra krerë në disa vende të Europës e së fundmi edhe të rajonit, nuk mund të transmetohet te njeriu e për pasojë nuk përbën rrezik nga pikëpamja shëndetësore. Shpjegimi vjen nga shefja e Shërbimit Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Najada Çomo, e cila në një prononcim për TV Scan thotë se deri më tani nuk ka patur asnjë rast të prekur nga kjo sëmundje.

Çomo sqaron se gripi i derrave s’ka asnjë lidhje me virusin AH1N1, që prek njerëzit e që ndryshe njihet si gripi i derrit.

Epidemia e gripit të derrit ka prekur disa vende të Europës, ndërkohë që vrasja e kafshëve të prekura nga ky virus është e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e infeksionit. Kjo pasi, për këtë sëmundje nuk ekziston ende një vaksinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.