E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj për Ballukun: Këta nuk ikin, nëse nuk i tërheq zvarrë
Lajme

Shehaj për Ballukun: Këta nuk ikin, nëse nuk i tërheq zvarrë

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, reagoi pas vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, që pezulloi nga detyra zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas marrjes së pandehur për aferën e tunelit të Llogarasë.

Në një video mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Shehaj theksoi se as Balluku nuk dha dorëheqje pas njoftimit të akuzave nga SPAK dhe as kryeministri Edi Rama nuk e shkarkoi nga detyra. “Atë që nuk e bëri dot Balluku vetë, dhe që nuk e bëri Rama për ta shkarkuar, e bëri Gjykata. Më vjen keq ta them, por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin,” tha Shehaj.

Kreu i “Mundësia” nënvizoi se vendimi i Gjykatës është një moment historik për Shqipërinë dhe paralajmëroi se radha e drejtësisë tani është te kryeministri Edi Rama. “Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë, siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit,” shtoi ai.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i marrë më 20 nëntor, ka përcaktuar pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për Ballukun, duke e përjashtuar përkohësisht nga funksionet e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Reagimi i plotë i Agron Shehajt:

“Belinda Balluku sapo është shkarkuar nga detyra me vendim gjykate. Atë që nuk bëri Balluku vetë duke dhënë dorëheqjen, atë që nuk bëri Edi Rama duke e shkarkuar, e bëri Gjykata. Më vjen keq ta them, por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin. Fatkeqësisht duhet vendimi i gjykatës për t’i larguar. Ky është një moment historik për Shqipërinë. Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë, siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.