E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehaj reagon për sulmin ndaj ‘Top Channel’: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe
Flash

Shehaj reagon për sulmin ndaj ‘Top Channel’: Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj mbajti një qëndrim ndryshe nga reagimet standarde të politikës shqiptare për sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel.

Në një reagim në Facebook, Shehaj shkruan se ‘krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe’.

Kujtojmë se sulmi ndaj Top Channel vjen as një javë pas konfiskimit arbitrar të Prestige Resort, në pronësi të Irfan Hysenbelliut, pronar gjithashtu i Fokus Media Group ku bëjnë pjesë News 24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe jo vetëm.

Qeveria shkeli këtë vijë të kuqe një ditë pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që qortonte shembjen e Prestige Resort.

Shehaj nuk e specifikoi në reagimin e tij se përse të godasësh mediat nuk është më e paimagjinueshme, por konfiskimi i Prestige gjashtë ditë më parë dhe akuzat e opozitës për ngjarjen e bëjnë vetë lidhjen. Qeveria vendos një precedent, dhe krimi e çon edhe më tej. 

Postimi i plotë: 

Krimi merr kurajo kur sheh që goditja ndaj mediave nuk është më një vijë e kuqe. Shpresoj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Ngushëllime familjes së qytetarit të pafajshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.