E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shehu: Rilindas, dështuat! Nuk ju pastron as gjithë uji i Drinit
Lajme

Shehu: Rilindas, dështuat! Nuk ju pastron as gjithë uji i Drinit

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Ylli Shehu, i është përgjigjur sulmeve të adresuara sërish në drejtim të LSI-së.

Deklarata e plotë e Ylli Shehut 

“Rilindas”, dështimet tuaja nuk ja faturoni dot LSI-së! Nuk ju shpëton dot kjo alibi e pistë përmes të cilës kërkoni të dilni në dritë.  Errësirën ku Rama dhe padrinot e tij ju zhytën duke ju sjellë kanabisin në çdo derë, papunësinë në çdo vatër e koncesionet në xhepin e çdo oligarku, nuk jua pastron dot as gjithë uji i Drinit.  Koha kur njerëzve u hidhej hi syve ka përfunduar! Tani, meqë dështuat të bënit shtet (në vend të tij na instaluat kriminalizimin e shtetit të lidhur me drogën), dështuat të krijonit vende të reja pune (i degdisët shqiptarët rrugëve të Europës si azilkërkues më shumë se në vitet ‘90), dështuat të krijonit mirëqenie (mirëqenia e vetme u krijua për oligarkët e oborrit, të cilëve ju dhatë çdo koncesion), ikni se tashmë do ta bëjë LSI detyrën ndaj atdheut. Do të krijojmë ne shanse më të mira për të gjithë!  Veç një porosi: gjeni një emërtim tjetër për klanin tuaj të zi. Mos jua nxini rilindësve tanë mendjendritur emërtimin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.