E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Mjeku Tritan Kalo: Sot dita e fundit e kufizimeve të COVD-19
Publik News

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Mjeku Tritan Kalo: Sot dita e fundit e kufizimeve të COVD-19

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, Tritan Kalo thekson se sot ishte dita e fundit e kufizimeve për masat kundër COVID-19.

Mjeku në postimin e tij shpreh habi për faktin e shembjes së godinës së Teatrit me urgjencë, ndersa shton se zgjidhja e tij nuk u mor parasysh.

“Dita e fundit e KUFIZIMEVE thelbësore në kuadër të masave në përballje me sfidën ndaj Covid-19, POR njëkohësisht edhe dita e fundit e TEATRIT KOMBËTAR….Kemi kaq kohë sa të merremi me urgjencë me shembjen e tij???….

MOS u zgjidhën vallë ndërkohë problemet e shumta në këtë vend pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019?…MOS vallë NE ndërkohë e hoqëm nga shpina këtë “Flamë të Përbotshme” të quajtur COVID-19?….

MOS vallë ndërkohë ekonomia jonë e gjunjëzuar, është rigjallëruar në atë nivel sa të ripunësoj ata/ato që kanë humbur vendet e punës, apo të riaktivizojë bizneset e asfiksuara?….

Platoni dikur shprehej se: “Çdo problem ka tre zgjidhje, timen, tënden dhe zgjidhjen e duhur.”…

Zgjidhja ime NUK është marrë parasysh….Zgjidhja “tënde” NUK i pëlqen të gjithave që frymojnë në këtë vend….CILA është ZGJIDHJA e DUHUR?….Është SOVRANI ai që e vendos këtë gjë!!!….TË PRESIM VERDIKTIN E TIJ….Quo vadis Shqipëria ime!!!”, thekson Kalo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.