Shembja e Teatrit marrëzi’, Meta apele të forta: S’mund t’i vëmë kazmën përpjekeve tona për në BE! Shpresoj të mos jenë të vërteta ato akte…
Presidenti Ilir Meta reagon sërish nga Kavaja për vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar, ku bën sërish apel për reflektim dhe thirrje për ta mbrojtur këtë trashëgimi kulturore me çdo kusht.
Meta e ka quajtur marrëzi të jashtëzakonshme çdo përpjekje për të shembur godinën e Teatrit, ndërsa theksoi se nëse bëhet një gjë e tillë i vihet kazma të gjitha përpjekjeve për integrimin e në BE.
“Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjire të kësaj çështje që ka marrë dimension të qartë europian.
Nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë, ti vëmë kazmën përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë për të ecur drejt Be dhe një provokim i paqes në këtë vend. Shpresoj të ketë një reflektim dhe ato akte që kam parë të mos jenë të vërteta”, tha Meta.
Pjesë nga fjala e presidentit: Për fat të mirë kanë shpëtuar disa nga këto kollona që na japin këtë trashëmigimi kulturore. Është një apel për të qenë të vëmendshëm për të mbrojtur trashëgiminën kulturore hitorike të vendit tonë si asnjëherë tjetër sepse çdo humbje ësthë e parikthyeshme që çon në humbje të identitetit kombëtar.
Teatrin e mbron më mirë se kushdo tjetër kushtetuta dhe të gjitha konventat komëbtare ku bën pjesë shqipëria.
Më duket një marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjire të kësaj çështje që ka marrë dimension të qartë europian.
Me reagimin e përsëritur të komisionerëve europianë të cilët bënë thirrje për mbrojtje të kulturës.
Nuk kam diçka të re nga 24 orët e mëparshem për të sqaruar arsyet e padisë. Ende smund të besoj për disa akte. Tani më duket një papërgjegjshmëri përtej çdo ekstremi dhe llogarie sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të kushtetutës dhe të ligjeve.
Nuk kemi të bëjmë me përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në prishjen dhe shkatërrimin e teatrit kombëta. Faktet e bëra publike në 24 prë flasim qartë.
Në këtë situatë pandemie, në vend që të merremi me menaxhimin e saj dhe përballimin e pasojave të pandemisë ekonomike dhe sociale… nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë, ti vëmë kazmën përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë për të ecur drejt Be dhe një provokim i paqes në këtë vend. Shpresoj të ketë një reflektim dhe ato akte që kam parë të mos jenë të vërteta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



