Shëngjin, flakët rrezikojnë edhe banesat, evakuohen disa familje!
Situata e zjarreve në zonën e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, pasi flakët kanë rrezikuar edhe shumë banesa, ndërsa janë evakuuar disa familje.
Këto pamje apokaliptike zjarresh në Shëngjin vijnë nga Rana e Hedhun.
Gjate mesnatës janë evakuar të gjithë banorët e resorteve dhe hoteleve në zonë.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri Taulant Balla, i cili po shkon nga afër situatën.
Edhe pse janë zhvendosur aty forca zjarrfikëse nga shumë bashki, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë disa banesa.
Policia e Shtetit përmes Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe DVP Lezhë kanë evakuuar banorët gjatë natës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



