E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shëngjin/ Mbërrin anija ‘Libra’ e marinës italiane  me 16 emigrantët e parë
Lajme

Shëngjin/ Mbërrin anija ‘Libra’ e marinës italiane me 16 emigrantët e parë

Kjo që shihni në pamjet më sipër është anija “Libra” e Marinës Italiane, e cila ka mbërritur në brigjet e Shqipërisë, ku pritet të ankorohet në portin e Shëngjinit për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Ajo ç’ka vihet re është se nga 200 personave që ishte parashikuar të vinin në vendin tonë, pasi sipas të dhënave transferimi ka pasur vetëm 16 emigrantë, 10 shtetas nga  Bangaldeshi dhe 6 egjiptianë në anijen e Flotës Ushtarake Italiane.

Për të pritur grupin e parë të emigrantëve në pamje vihet re edhe prezenca e policisë shqiptare.

Mediat italiane raportuan dje se janë përzgjedhur burra, pa familje, në gjendje të mirë shëndetësore dhe vjen nga vende të konsideruara të sigurta nga Roma.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.