E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali
Publik News

Shënohet viktima e gjashtë nga koronavirusi në Itali

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mediat e shtetit fqinj raportojnë se numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë.

Ndërsa frika nga koronavirusi vazhdon rritet, numri i te prekurve shtohet.

Deri tani (ora 14:38) raportohet se deri tani janë 224 të infektuar në Itali.

Viktima e fundit është një grua, e cila humbi jetën në spitalin e Brescia. Ajo u dërgua në spital dje pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

new Fotosud - Napoli Coronavirus al Cotugno vigilantes con mascherina Newfotosud Renato Esposito

Sipas mediave italiane, viktima e peste eshte nje burre 88-vjeçar po nga rajoni i Lombardise.

Ora 08:55

Shenohet viktima e katert nga koronavirusi ne Itali. Mediat fqinje raportojne se viktima e radhes eshte shenuar ne Bergamo.

Ai ishte nje burre 85 vjecar. Nderkohe qe numri i te infektuarve ka arritur ne 152 persona. Italia renditet si vendi i trete me numer rastesh, pas Kinës dhe Korese se Jugut.

Rastet e konfirmuara jane të gjitha në rajonet veriore, të cilat janë duke vendosur karantinen.

***

Një grua nga provinca e Kremones ka ndërruar jetë, duke u bërë kështu viktima e tretë nga koronavirusi në Itali.

koronavirusi

Sikurse raportojnë mediat fqinje, gruaja ishte shtruar prej ditësh në repartin e onklogjikut me simptoma të rënduara.

Lajmin për vdekjen e gruas e bëri të ditur Këshilltari i Mirëqenies së Lombardias, Giulio Gallera, i cili tha ndër të tjera se: “Ne kemi 130 janë raste pozitive me koronavirus”.

***

Ne Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se pacientja e dyshuar si e infektuar me koronavirus, ka rezultuar negative ndaj testeve të kryera.

Në një komunikatë për mediat, Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë ka bërë të ditur se pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm, por ajo rezulton të mos jetë e infektuar nga koronavirus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.