Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Itali
Sikurse raportojnë mediat fqinje, gruaja ishte shtruar prej ditësh në repartin e onklogjikut me simptoma të rënduara.
Lajmin për vdekjen e gruas e bëri të ditur Këshilltari i Mirëqenies së Lombardias, Giulio Gallera, i cili tha ndër të tjera se: “Ne kemi 130 janë raste pozitive me koronavirus”.
Italia ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, ku respektivisht janë edhe “pikat më të nxehta”, si Milano dhe Venecia.
Në dy qytete italiane nuk mund të hyhet dot, pa marrë leje speciale. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



