E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shërbenin drogë në vend të kafes
Publik News

Shërbenin drogë në vend të kafes

Një pronar lokali i identifikuar si Gledian Caushi 30-vjeç dhe kamerieri i tij janë arrestuar nga policia ditën e sotme në Kavajë.

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se i riu 17-vjeçar Ani Shahollari i cili punonte si kamerier i ka shitur një klienti një sasi lënde narkotike në ambientet e lokalit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

“Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge dhe lotari të palejuara.  Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe kamerieri, procedohet penalisht një shtetas tjetër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij, për përdorim droge dhe për lojëra fati, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– G. C., 30 vjeç, banues në Golem, Kavajë, pronari i lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”;

– A. Sh., 17 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi M. B. Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në lokalin në pronësi të shtetasit  G. C., shtetasi A. Sh., i punësuar si kamerier, i ka shitur një sasi lënde narkotike shtetasit M. B.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në aparatit celular të shtetasit A. Sh. u gjetën programe për lojëra fati.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.