Shërbimet online, Rama: Revolucioni Digjital sistemi i sigurt anti-korrupsion, shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro
Kryeministri Edi Rama tani në konferencën e përjavshme me gazetarët ekonomia në fokus, po flet për “Revolucioni Digjital”.
Rama shprehet se revolucioni Digjital është një proces që po transformon marrëdhëniet e shtetit me qytetarin, po krijon sistemin më të sigurtë Antikorrupsion.
Nga 51 mijë aplikime për shrbime onlinë në 2013 sot kemi kemi 7.7 milion. Nëse në 2013 kishte 6 regjistra elektronik, sot ka 55 database që shkëmbejnë informacion me 145 milion tranksasione të rritur 211 herë.
Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online
Sot Shqipëria ka faktikisht 95% të shërbimeve online, qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë në asnjë zyrë mos të takojnë asnjë lloj personi, mos të bëjnë as edhe një hap nëse kanë smartphonin e tyre.
Në lidhje me vakisnimin ne kemi një preoces plotësisht transparet. Kemi edhe “pasaportën dixhitale” të vaksinimit duke u parapërgatitur edhe për mundësinë që të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit nga të tjerët” tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



