E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr në Burgun e Reçit, Safet Bajri dhunon dhëndrin e Qazim Sejdinit
Lajme

Sherr në Burgun e Reçit, Safet Bajri dhunon dhëndrin e Qazim Sejdinit

Një incident i dhunshëm ka tronditur ditët e fundit Burgun e Reçit në Shkodër, ku është përfshirë Sokol Sanxhaktari, i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Florian Lamçes më 30 korrik 2020 në Elbasan.

Sanxhaktari, i njohur gjithashtu si dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka nisur fillimisht një debat verbal me disa gardianë të burgut. Sipas burimeve, konflikti shpërtheu pas ofendimeve të tij ndaj një punonjësi, ndërsa përpjekjet e gardianëve për ta qetësuar situatën nuk dhanë rezultat.

Situata u përshkallëzua më tej kur në grindje u përfshi edhe Safet Bajri, i izoluar në të njëjtin institucion me urdhër të SPAK, për shkak të akuzës për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër. Ndërmjet dy të paraburgosurve shkëmbyen fyerje dhe ofendime, duke çuar në një përplasje fizike ku u përfshinë edhe disa të tjerë të lidhur me Bajrin. Sanxhaktari u sulmua dhe pësoi dëmtime nga rrahja.

Mësohet se kushtet e sektorit kanë favorizuar incidentin, pasi dyert e brendshme të dhomave qëndronin të hapura, duke i mundësuar të paraburgosurve të lëvizin lirshëm mes dhomave.

Pas rrahjes, Sanxhaktari u transferua në një sektor tjetër të burgut për të parandaluar incidente të mëtejshme.

Ky ngjarje vjen si pasojë e tensioneve të herëpashershme që përfshijnë të paraburgosur të profilit të lartë, të cilët shpesh përfshihen në konflikte dhe dhunë brenda ambienteve të sigurisë së lartë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.