E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr në ish-Bllok! Plagosen dy persona, ndodhen në spital
Lajme

Sherr në ish-Bllok! Plagosen dy persona, ndodhen në spital

Dy persona mbetën të plagosur pas një sherri për motive banale në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Personat A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe aktualisht ndodhen në spital.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2023, rreth orës 11:20, në ish-Bllok, në një lokal, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, shtetasit A. R., 35 vjeç, dhe A. D., 40 vjeç. Si pasojë, të dy janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.