E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri mes mësueseve tek “Çajupi”, si nisi përplasja
Publik News

Sherri mes mësueseve tek “Çajupi”, si nisi përplasja

Zbardhen emrat e personave të përfshirë, dy armë u gjetën në vend.

Zbardhen  emrat e përfshirë në sherrin masiv që ndodhi para shkollës “Andon Zakon Çajupi” në kryeqytet, pak para nisjes së mësimit.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se të përfshirë në ngjarje janë shtetasit Edmond Faja, Elton Kasaj, Enrik Qenami, Enea Kovaçi, Ndriçim Qefalia, Laert Duro, Alvaro Toptani, Domenik Toptani dhe Elida Qenami (mësuesja).

Siç është mësuar nga hetimet, Edmond Faja, Elton Kasaj, Ndriçim Qefalia dhe Laert Duro kanë qenë pjesë e një grupi.

Nga ekzaminimet e policisë dyshohet se në ajër ka qëlluar Edmond Faja, i cili është arrestuar nga policia, ndërsa të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.
Ndërsa Alvaro Toptani fill pas momentit të konfliktit është larguar dhe policia po punon për kapjen e tij për të sqaruar rrethanat. Mësuesja tjetër, me të cilën dyshohet se kishte nisur konflikti që të premten është identifikuar si Domenika Toptani, por ajo nuk ka qenë në vendngjarje ditën e djeshme.

Policia ka sekuestruar armën e përdorur nga Edmond Faja, një pistoletë TT dhe nga kontrolli i territorit në vendin e ngjarjes, pranë rrethimit të shkollës është gjetur një tjetër armë zjarri që dyshohet se i përket Ndriçim Qefalisë, punonjës i Policisë Ushtarake. Nga konflikti Enea Kovaçi mori dëmtime serioze dhe është duke marrë mjekim në Spitalin e Traumës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.