E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka pengojnë Flutura Açkën të flasë: Po i shërben Edi Ramës !
Lajme

Sherri në Komisionin e Medias, Bardhi dhe Noka pengojnë Flutura Açkën të flasë: Po i shërben Edi Ramës !

🎥Bardhi dhe Noka pengojnë Flutura Açkën të flasë:

Tensione të forta ka pasur ditën e sotme në Komisionin e Medias, ku deputetët e Berishës kanë bllokuar punimet e komisionit.

Kanë qenë deputetët e opozitës ata që kanë marrë në sallë zhurmuese që i bëjnë gjatë gjithë kohës.

Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur ashpër më dy koleget e tyre të Partisë Demokratike, Flutura Açkën dhe me Merita Bakiun.

Ndërkohë, deputetet demokrate dëgjohen të thonë “mos më prek e dorë”.

Pjesë nga debati:

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..

Bardhi: Nuk flet dot Flutura ndërprite fjalën. Lëri hartimet e Edi Ramës.

(Flamur Noka shkul mikrofonin)

Açka: O Flamur, unë nuk marr urdhra unë

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Çelës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve

Noka: Je me votat tona këtu.

Noka: Je duke i shërbyer Edi Ramës.

Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës.

Noka: Trup

Bardhi: Ngri zërin për komisionet hetimore

Bardhi: Për çfarë i bën këto skena

Açka: Ju lutem gazetarëve do mbaj konferencë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.