E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Sherri” për miqësinë/ Merdiani publikon foto me Luizin, i kundërpërgjigjet këngëtari
Lajme

“Sherri” për miqësinë/ Merdiani publikon foto me Luizin, i kundërpërgjigjet këngëtari

Këngëtari Luiz Ejlli, i cili fitoi “Big Brother VIP2”, është një personazhet më të pëlqyer të momentit.

Pas përfundimit të programit, një nga çështjet që është përfolur në mediat rozë ka qenë raporti i Luizit me opinionistin Meridian Ramcaj.

Ky i fundit tha gjatë kohës që këngëtari ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” se është një mik i ngushtë i Luizit.

Por Luizi e mohoi këtë gjë. Për të konfirmuar miqësinë, Meridiani publikoi së fundmi disa foto të vjetra me Luizin, kur të dy udhëtonin me të fejuarat në Paris.

Një kundërpërgjigje ka ardhur nga këngëtari, i cili ka publikuar një foto ulur në karrige dhe ironizon opinionistin.

“Karrigia me tha qe njihemi prej kohesh, sepse kemi dhe foto bashke”, shkruan Luizi, duke mohuar kështu edhe njëherë të ketë pasur miqësi me Meridianin./ CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.