Sherri pranë gjimnazit në Shkodër, shkon në 3 numri i të plagosurve
Në lagjen Zdrale të qytetit të Shkodrës është regjistruar një incident i rëndë me përdorim të armëve të ftohta, i cili ka alarmuar banorët e zonës.
Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Shejnaze Juka”, ku tre të rinj u plagosën nga sende të forta dhe thikë gjatë një konflikti ende të paqartë.
Ata u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhen nën kujdes të specializuar.
Sipas informacionit nga stafi mjekësor, plagët e të rinjve nuk paraqesin rrezik për jetën e tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për sigurinë në lagje dhe presin që autorët të marrin përgjegjësinë e duhur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



